Situata nuk duket aspak e lehtë në zonat malore të Shqipërisë si në veri ashtu edhe në verilindje të vendit. Mungesa e borëpastrueses në shumë zona bën që drejtuesit e mjeteve të sfidojnë veten dhe ta kthejnë përshkimin e rrugëve në një sport të rrezikshëm.
Shihni se si ky automjet tenton të kalojë në një rrugë që ka humbur si gjurmë për shkak të dëborës.
