Shpërthim tritoli në lagjen ‘Rus’, hidhet në erë makina e parkuar!

Shkodër- Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm (31 Janar) në qytetin e Shkodrës.

Sulmi u krye ndaj një mjeti të parkuar në rrugën “Martin Camaj”, në lagjen “Rus”.

Policia vendore shkoi menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet, teksa informon paraprakisht se ka vetëm dëme materiale nga shpërthimi.

Po hetohet për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.