Shpërthim me tritol në një automjet

TIRANË- Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti të parkuar rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”. Blutë bëjnë me dije se automjeti i parkuar është në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./