Shpërthen në flakë automjeti në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet që drejtohej nga shtetasi A. P. është përfshirë nga flakët në autostradën “Tiranë–Elbasan”. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.