Shpallet në kërkim 38-vjeçari pas përplasjes me automjet të një këmbësori në Cërrik

Cërrik, 09 Dhjetor 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me automjet shtetasin O. K., 47 vjeç, i cili ndodhej në trotuar, dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Pas ngjarjes, 38-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi O. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u sekuestrua automjeti i autorit të dyshuar dhe brenda tij u gjetën e sekuestruan një thikë, një kosore me bisht metalik, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe një celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.