Shoferi gjendet i vdekur brenda makinës së parkuar buzë rrugës

Një burrë është gjendur i vdekur në një makinë të parkuar në xhepin e emergjencës në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Bishan.

Rafael Pasha, banues në fshatin Starovë të Beratit dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Sot më date.16.10.2025 në autostradën Fier Vlorë pranë fshatit Bishan është gjetur i ndaluar në xhepin e emergjencës automjeti i markes Volkswagen me targa AB276DC me një shtetas të seksit mashkull i shtrirë në sediljen e parme.

Nga informacionet e para ky shtetas dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, bën me dije policia.