Fier, 20 Qershor 2025 – Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, pranë fshatit Plyg, një 15-vjeçar banues në Mbyet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, 13 dhe 14 vjeç, gjithashtu banues në Mbyet. Të tre ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
