Shkulën stolat dhe goditën punonjës të sigurisë gjatë derbit Tirana-Partizani, policia arreston 4 persona

Mbrëmjen e djeshme, 23 dhjetor u luajt Derbi Tirana-Partizani në stadiumin “Air Albania.”

Ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të tymueseve të hedhura nga tifozët, të cilët e tepruan në momentin e penalltisë së përsëritur duke shkulur stolat.

Policia e Tiranës ka identifikuar personat të cilët kryen veprime të dhunshme dhe ka bërë arrestimin e 4 prej tyre. Gjithashtu është proceduar penalisht një shtetas tjetër.

Nga shërbimet e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: – A. P., 24 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, sipas pamjeve filmike shtetasi A.P. ka goditur një punonjës të sigurisë.

S. P., 19 vjeç, S. P., 28 vjeç dhe L. P., 18 vjeç, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.