Shkaktoi aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë, arrestohet 38-vjeçari

Kavajë, 20 Shkurt 2025 – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që ka çuar në aksident me pasojë vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, ku automjeti që drejtohej nga G. F. përplasi automjetin e drejtuar nga shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e përplasjes, 25-vjeçari E. K. humbi jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, është plagosur dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Pas hetimeve të kryera, materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.