Një 33-vjeçar u plagos mbrëmjen e sotme në Fier pas një konflikti për motive të dobëta. Burime për mediat bëjnë me dije se konfilkti ka nisur pëe një vend parkimi. I plagosuri është identifikuar si Dashnor Dorti dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit, shtetasi J.R.
Njoftimi:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.













