Sherri nisi për një vajzë/ Dhunohet barbarisht i riu në Lezhë, dërgohet me urgjencë tek Spitali i Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë, ku një i ri është dhunuar barbarisht.

Petrit Paloka ka marrë plagë të shumta pasi është goditur me sende të forta.

Ai është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, sherri ka nisur për ngacmimin e një vajze.

Në deklaratën e parë ai ka thënë se nuk i ka njohur autorët dhe se është qëlluar me shkop bejsbolli duke marrë plagë të rënda.

I dhunuari nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflikt të fundit, por ndërkohë po shikohen edhe kamera sigurie të bizneseve për të parë lëvizjet e mundshme të autorë.

“Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë ‘Kryqëzimit të Rrilës’, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, bën me dije policia.