Policia ka reaguar lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua sot mes dy personave në plazhin e Ksamilit, ku një burrë rrahu me grushte dhe sende të forta pronarin e një hoteli të zonës në sy të familjarëve të tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen ka rënë në pranga autori, Agim Taraj.
Autori rezulton të jetë person me precedent penal.
Njoftimi i policisë:
Ndërkohë policia njofton se po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.
Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P.
Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.
