Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme, 6 korrik, ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Paskuqan, Tiranë. Bëhet e ditur se i kërkuari, Ervin. K nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë nga autori.
Sipas burimeve, mësohet se edhe vetë 30-vjeçari është goditur nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka dëmtuar ata në duar dhe pjesë të ndryshme të trupit.
