Sherr për motive dashurie në Itali/ 6 persona nën hetim, mes tyre 5 shqiptarë

ITALI- Një konflikt për motive sentimentale ka përfshirë gjashtë persona të shtunën në mbrëmje pranë një lokali në Piazza Bernardino de Lera, në Cremona. Në përleshje janë përfshirë pesë shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian.

Mediat italiane shkruajnë se në vendngjarje u identifikuan tre shtetas shqiptarë, 29, 44 dhe 49 vjeç, si dhe një shtetas italian 50 vjeç. Sipas policisë, të katër deklaruan se ishin sulmuar nga dy persona të tjerë, të njohur prej tyre, menjëherë pasi kishin dalë me makinë.

Sipas autoriteteve, disa prej personave të përfshirë rezultojnë me precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë krime kundër personit, pronës dhe vepra të lidhura me drogën. Pas hetimeve paraprake, të gjashtë personat u proceduan për veprën penale të përleshjes, e cila dyshohet se ka ardhur për motive sentimentale.