Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës.

Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër me grushte. Të gjithë personat e përfshirë në sherr ishin duke pirë në një lokal në zonën e Yzberishtit dhe ishin nën efektin e alkoolit.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke shoqëruar disa prej tyre.