Sherr mes të miturish, 9-vjeçari sulmon me th*ikë në rrugë një 13-vjeçar në Elbasan

Sherr mes të miturish, 9-vjeçari sulmon me thikë në rrugë një 13-vjeçar në Elbasan.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 9-vjeçar, pasi mesditën e djeshme, në rrugë, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 13-vjeçar. Veprimet procedurale me 9-vjeçarin u kryen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor, informon policia.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.