Sherri mes adoleshentëve në shkollë, policia: U plagos njëri, u shoqëruan disa të mitur

Një sherr ka ndodhur mes disa adoleshentëve në një shkollë në Shënavlash të Durrësit, ku raportohet se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, por falë ndërhyrjes së policisë dhe stafit pedagogjik konflikti është parandaluar.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.