Sherr me thikë në një lokal në Korçë, plagoset një 34-vjeçar; shoqërohet në polici një i mitur

Një konflikt i ndodhur pasditen e sotme në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, duke lënë të plagosur një 34-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Korçës, autori i dyshuar është një 17-vjeçar, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. I plagosuri ka pësuar dëmtime në dorë nga mjeti prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore bëjnë me dije se 34-vjeçari kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte prej kohësh në Greqi. Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një përplasje e mëparshme mes palëve.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.