Sherr me thika plagoset 33-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

SHKODËR- Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se shtetasi V.D., ka goditur me thikë për motive të dobëta, Pjetër Guralecin, 33 vjeç. Më pas 33-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Po ashtu shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.