Sherr më thi*ka në një shkollë/ 14-vjeçari godet pla*gos bashkëmoshatarin e tij, i mituri përfundon në spital

TIRANË- Një sherr mes të miturve që ka degraduar deri në përdorimin e thikës ka ndodhur ditën e djeshme në një prej shkollave të kryeqytetit. Policia njofton se në shkollën “Kolë Jakova” në Tiranë, një 14-vjeçar është konfliktuar me një bashkëmoshatar të tij dhe gjatë sherrit, ky i fundit e ka dëmtuar me mjet prerës.

Aktualisht, i mituri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, për 14-vjeçarin që ka goditur bashkëmoshatarin e tij janë referuar materialet në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.” ka njoftuar policia.