Sherr me thi*ka mes dy të rinjve, plagoset 18-vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy të rinjve në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë.

Raportohet se i plagosur ka mbetur një 18-vjeçar.

Pas sherrit është arrestuar bashkëmoshatari i tij, 18-vjeçari, Orgest Hidri.

Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobta.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, reagimi në kohë i Policisë, çoi në pranga autorin e dyshuar, menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë, po ndodhte një konflikt mes dy të rinjve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.