VLORË- Një sherr ka ndodhur mes disa personave në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku si pasojë ka mbutur i plagosur një person. Blutë bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe i plagosur ka mbetur 30-vjeçari me iniciale B.S.
Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të sa













