Sherr me thika mes adoleshentëve në Berat! 19-vjeçari i plagosur dërgohet në spital

BERAT- Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kuçovës, ku një 17-vjeçar ka sulmuar me thikë një 19-vjeçar për arsye të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë së Beratit, i riu i plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 17 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një shtetas 19 vjeç, i cili mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.