Shënohet aksidenti i parë në Elbasan/ Automjeti “Opel” përplas 15 vjeçarin

Është shënuar aksidenti i parë për këtë vit në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, në Mollas automjeti i një shtetasi 46-vjeçar, K.Z., ka aksidentuar minorenin me iniciale K.H.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2022, në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.