Shëndetësi/ Soda e bukës kundër artritit dhe reumatizmës

Ekspertët e shëndetësisë kanë theksuar rolin pozitiv që soda e bukës ka në organizmin tonë.
Soda luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrave të pehashit, krijimit të një mjedisi alkalin, duke mos lejuar krijimin e mjedisit acidik në trup.
Më poshtë do të gjeni disa nga të mirat që soda i sjell organizmit tonë.

Soda e Bukës Kundër Inflamacionit

Një vit më parë, Revista Immunology publikoi një studim mbi sodën e bukës. Sipas studimit pirja e ujit të përzier me sodë buke mund të ulë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore. Studimi zbuloi se në vetëm një javë nga konsumi i këtij lëngu, qelizat imunitare viheshin në punë jo për të stimuluar por për të luftuar inflamacionin.
Për më tepër, studimi zbuloi se soda e bukës ndez shumë prej reagimeve anti-inflamatore të trupit. Artriti dhe reumatizma kanë të bëjnë me inflamacionin e kyçeve dhe ijeve. Këto sëmundje njihen si sëmundje autoimunitare. Ky term ka të bëjë me faktin se sistemi mbrojtës i organizmit nis të sulmojë vetveten në vend të viruseve e baktereve. Një gjë e tillë shkakton dhimbje, ngurtësim dhe dëmtim të kyçeve.

Si të përdorim sodën e bukës?

Sasia e rekomanduar e sodës së bukës varion nga personi në person. Ka ekspertë që thonë se fillimi i çdo kure duhet të jetë me një të tetën e një lugë çaji me sodë buke të tretur në një gotë uji. Më pas kjo sasi mund të rritet në një të katërtën e lugës. Nëse vëreni që nuk mbusheni dot me frymë dhe vëreni që rrahjet e zemrës janë të larta, atëherë kjo tregon se e keni tepruar.