Ministria e Shëndetësisë ka bërë më dije se sot në vendin tonë ka 800 raste të reja të infektimit me Covid. Sipas shifrave të publikuara, 24 raste janë vetëm në Elbasan, ndërkohë që u bëhet apel qytetarëve të vaksinohen.
NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 800 qytetarë, në këto bashki:
160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.
Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.