“Love”, filmi shqiptar pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në SHBA

Filmi me metrazh të gjatë, “Love” apo në shqip, “Dashuri” po konkuron në mënyrë tepër dinjitoze në Festivalin Ndërkombëtar të Kinemasë.
Ky film është realizuar me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe fondeve të Bashkimit Europian, ndërsa regjizor është Dionis Papadhimitri.
Së fundmi, ky produksion është përzgjedhur për të qenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Richmond, SHBA.
Filmi është nominuar për çmimin e filmit më të mirë në këtë festival dhe ku garojnë produksione prestigjioz dhe me buxhete të mëdha.
Fituesit pritet që të shpallen më datën 12 shtator në ambientet e Teatrit Byrd në SHBA. Gjithashtu, ky film konkurron edhe në Festivalin e Filmit në Spanjë.