Messi dhe Ronaldo së bashku në PSG? Drejtuesi i PSG-së shton dyshimet

Anëtari i familjes Al-Thani që drejton PSG-në si dhe shtetin e Katarit,terhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa fliste për të ardhmen e Lionel Messi-t.
Kur ai ishte një lojtar i lirë dhe Barcelona njoftoi se kontrata e tij nuk do të rinovohej, Al-Thani përditësonte rregullisht llogarinë e tij në Tëitter duke siguruar që një marrëveshje ishte bërë me argjentinasin.
Sot ka raporte që Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe ideja për t’u bashkuar me PSG -në ende nuk është braktisur plotësisht.
Tani Al-Thani i ka ndezur zjarrin duke postuar një imazh të Messit dhe Ronaldos që qëndrojnë krah për krah, të dy të veshur me fanellat e Paris Saint-Germain.
“Ndoshta?” ishte mbishkrimi i vetëm, i shkruar në tri gjuhë të ndryshme.
Në mënyrë të pashmangshme, PSG është një nga klubet e vetme që mund të përballojë pagën e Ronaldos prej 30 milionë eurosh në sezon, por Juve duhet të shesë me 30 milionë euro për të shmangur humbjen ndaj ish-yllit të Real Madridit.