Shefikat Kovaçi, gruaja e artë e pingpongut

Shefikat Kovaçi është gruaja që ngriti në maja sportin e pingpongut në Elbasan dhe ka një kontribut të theksuar në sporte.  Së fundi është nderuar me mirënjohje nga Federata Shqiptare e Pingpongut, për  kontribut të veçantë në zhvillimin e këtij sporti në Elbasan.

Shefikat Kovaçi lindi në Elbasan më 04/05/1932. Përfundoi studimet në Teknikumi i Fiskultures “Vojo Kushi” në vitet 1948 — 1951. Punoi si mësuese e edukim fizik.

Ajo është shpallur Qytetare Nderi e Elbasanit bashkë me një plejadë sportistësh të qytetit.

Familja Kovaçi është e njohur për lidhjen me sportet dhe  ka dhënë një kontribut të theksuar në disa lloje sportesh. Pjesëtarët e kësaj familje janë skalitur në kujtesën e qytetit për meritë dhe kontribut të veçantë në fushën e sportit. Kjo familje me 4 anëtarë iu dedikua e tëra veprimtarive sportive, duke shkëlqyer në disiplina të tilla si në futboll, basketboll, ping – pong, atletikë dhe tenis. Nuk është aspak i panjohur në Elbasan “Mjeshtri i Sportit” futbollisti i mirënjohur elbasanas Fadil Kovaçi. Këtë titull e mbajnë edhe dy anëtarët e tjerë të familjes, gruaja e Fadilit – Shefikat Kovaçi dhe e bija Greta.

Greta vazhdon traditën e familjes duke qenë kampione shpesh në këtë sport e duke ndjekur traditën e fqamiljes. Artin Kovaçi, një figurë e njohur në drejtimin e futbollit për shumë vite.