Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë nën hetim shefin e komisariatit të Lezhës, Agim Hoxhën.
Shefi i komisariatit dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një agjente krimesh gjatë kohës që ishte i dehur. Agjentja e krimeve ka njoftuar AMP se Hoxha ka shkuar në gjendje të dehur në zyrën e saj me pretekstin për të sqaruar diçka në lidhje me punën edhe pse nuk ishte diçka urgjente. Gjatë kësaj kohe ai e ka ngacmuar. Hoxha u konstatua nga kolegët e tij se ishte nën efektin e alkoolit duke udhëtuar nga Lezha për në Tiranë.
AMP vazhdon ende hetimet në lidhje me ngjarjen edhe pse nuk ka dalë një njoftim zyrtar.