Greqi/ 17-vjeçari shqiptar *dhunohet për 3 orë nga familjarët e të dashurës

Një 17-vjeçar shqiptar me banim në Greqi ka përjetuar momente tmerri kur është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës dhe më pas është dhunuar për tre orë.

Sipas asaj që tha babai i të miturit për një televizion grek, djali i tij ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj nuk e kanë miratuar marrëdhënien që dy fëmijët kishin krijuar për shkak të origjinës së tij shqiptare.

17-vjeçari ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar. Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë rrëmbyer para nënës dhe e kanë futur në bagazhin e një makine, shkruan protothema.

Sipas asaj që tha babai i 17-vjeçarit, ata ndaluan makinën e zbritën nga bagazhi, e rrahën sërish dhe më pas e futën në makinë dhe e çuan në shtëpinë e vëllait të vajzës.

Aty filloi një raund i ri torturash si nga vëllai i vajzës ashtu edhe nga prindërit e saj. Nëna e vajzës i ka shkulur flokët dhe e ka goditur në fytyrë. Nga goditjet filloi t’i dilte gjak nga veshi, ndërsa, sipas avokatit, ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë dhe ende nuk dihet nëse do të shërohet.

Tortura e 17-vjeçarit zgjati për të paktën tre orë, ndërsa rrëmbyesit e lanë në një pikë ku lajmëruan nënën e tij për ta gjetur. Viktima është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.