Shant*azhoi një 17-vjeçare në rrjetet sociale, e cila piu medikamente, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Gramsh

Shantazhoi një 17-vjeçare në rrjetet sociale, e cila piu medikamente, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Gramsh.

Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka shantazhuar në rrjete sociale, një 17-vjeçare, e cila për këtë shkak ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.