Sërish zjarr te fusha e mbetjeve në Vlorë. Tymi mbulon zonën

Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri.

Një vatër masive ka shpërthyer mesditën e kësaj të enjteje.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se flakët kanë djegur edhe një nga eskavatorët që punonte në fushën e mbetjeve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa zjarrfikëse të qytetit.

Një re tymi i zi ka mbuluar qytetin e Vlorës në kulmin e sezonit turistik.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ky është një rast i përsëritur i zjarreve në fushën e mbetjeve në Vlorë, dyshohet se është i qëllimshëm.

Rasti më i fundit ishte në qershor, që çoi në shkarkimin e një sërë zyrtarëve vendorë.