Elbasanion starton nje rubrike qe i kushtohet sherbimeve sociale dhe institucioneve te edukimit ne qarkun e Elbasanit. Në këtë rubrikë do të kenë mundësinë të reklamojnë shërbimet e tyre qendrat, kopshtet apo shkollat që veç qëllimit të fitimit kanë edhe dimensionin human dhe japing një shërbim shembullor në komunitet.
Jemi të hapur ndaj çdo shprehjeje interesi për të qenë pjesë e kësaj rubrike por gjithmonë do të shikohet sa vërtet përmbushen kushtet që një reklamim i tillë ti shërbejë komunitetit.
Serentis Terapi permbush kriteret falë përkushtimit të Irmës, një vajzë me aftësi ndryshe, model në përkushtimin e saj dhe në atë që ofron nëpërmjet qendrës së saj.
Serentis Terapi eshtë qëndër për shërbime psikologjike që ofron shërbime për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rriturve. Është themeluar në vitin 2013 në qytetin e Elbasanit nga Irma Gjozi. Ajo është psikologe klinike,e licensuar nga Udhëri i Psikologut të Shqipërisë.
Filozofia e qendrës-Sfidojmë brishtësinë e mëndjes, të shkëlqejmë me maksimumin e potencialit tonë.
Shërbimet
Shërbimi i fizioterapisë (shërbim i ofruar së fundëmi).
Trajton dëmtime të fituara apo sëmundje e crregullime të lindura te fëmijët.Në këtë mënyrë lehtësohen dhimbjet fizike dhe fëmijët lëvizin më mënyrë sa më të pavarur të jetë e mundur.
Fizioterapia ndihmon në përmirësimin e tonusit dhe forcës muskulare,përmirësimin senso-motor, ekulibrit, posturës së trupit,aktiviteteve të motorikës fine,gross.
Trajtohen :
Rehabilitim postoperator.
Rehabilitim neurologjik.
Rehabilitim Ortopedik.
Rehabilitim Reumatologjik.
Rehabilitim Postural.
Probleme të mobilitetit në Autizëm ,vonesa mendore,doën sindromë.
Rehabilitimi fizik favorizon realizimin e maksimumit të potencialit psiko-social të fëmijëve.
Shërbime të terapisë së zhvillimit për fëmijët me probleme neurozhvillimore
Terapia e zhvillimit kryehet sipas metodës ABA. Bëhet fjalë për një metodë shkencore që bazohet në modifikimin dhe përmirësimin e sjelljeve problem tek fëmijët që qendra trajton.Si pasojë nxitet procesi i të nxënit dhe rriten aftësitë e dëmtuara të zhvillimit.
Trajtohen :
Crregullime të Spektrit të Autismit.
Vonesa mendore.
Crregullime të Vëmëndjes dhe Hiperaktivitetit.
Probleme të sjelljes.
Probleme në të nxënë.
Si pasojë e trajtimit me terapi zhvillimi fëmijët përmirësojnë ndjeshëm afësitë socio-emocionale,aftësitë njohëse ,gjuhën-komunikimin,motorikën fine-gross dhe përkujdesjen vetjake.
Terapi këshillimi dhe psikoterapi tek të rriturit
Stili i jetesës ,situata stresante gjatë jetës,faktor gjenetik ,mjekësor janë disa nga arsyet e stresit kronik ,ankthit ,depresionit tek të rriturit.
Në qëndër trajtojmë këto crregullime tek adoleshentët dhe të rinjtë me anë të terapisë Kognjitive-Biheviorale.Realizohen dy seanca në javë.
Klientët marrin detyra shtëpie për zbatuar në të përditshmen e tyre teknika,ushtrime që mësohen në terapi.
Klientët aftësohen për të përballur shëndetshëm sfidat e jetës dhe për të bashkjetuar ose mos u rikthyer te problemet e shëndetit mendor.
Shërbimi i logopedisë
Shërbimi i logopedisë i ndihmon fëmijët të nxjerrin në pah dhe të zhvillojnë potencialin e tyre për të përdorur gjuhën dhe komunikimin.Logopedi në qëndrën tonë trajton :
Vështërësitë në të folur.
Crregullime të artikulimit të fjalëve ,shqiptimt.
Belbëzimin.
Terapia pas implantit koklear.
Qiellza e carë.
Mutizëm selektiv.
Crregullime të komunikimit.
Probleme të gjuhës dhe komunikimit në Autizëm ,vonesa mendore,doën sindromë.
Aftësia për të folur ,komunikuar redukton sjelljet agresive,të papërshtatshme,përsëritëse te fëmijëve.Ndihmon përfshirjen e suksesshme sociale.
Aktivitete
Trajnime për studentë ,profesionistë të rinj.Trajnimi është një ditor.Pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndjekin drejtëpërsëdrejti se si punohet me 3 fëmijë të qëndrës gjatë terapisë së zhvillimit.
Këshillim në karrierë.
Nga ky aktivitet mund të përfitojnë gjimnazistët që duan të studiojnë në degët e psikologjisë,logopodisë,punës sociale,fizioterapisë,mësuesisë.Nxënësit aktivizohen vullnetarisht në shërbimet ,aktivitetet e qëndrës.
Nxënësit kryejnë vizita mësimore në institucione të ndryshme ku funksionon ekipi multi/dimensional për aftësinë ndryshe.
Aktivitete psiko-sociale
Bashkpunojmë me institucione publike dhe jo publike për aktivitete të ndryshme sociale.Aktivitete me fokus përmbushjen e nevojave të këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre për një jetë sa më të mirë.
Në mënyrë që suksesi të jetë sa më i dukshëm prindërve u rekomandohet ndërhyrja në moshë të hershme (para moshës 3 vjec).Nga shërbimet dhe aktivitetet tona mund të përfitojnë fëmijët nga mosha 2-14 vjec. Është thelbësor bashkpuninimi prind-mësues –specialist i shëndetit mendor.Shërbimet tona ofrohen cdo ditë nga e hëna deri të shtunë,nga specialistë të licensuar , me eksperiencë .
