Lëndina Bylyku është 86 vjeç dhe gatuan çdo vit të famshmen ëmbëlsirë tradicionale të Elbasanit.
Edhe pse në moshë Lëndina vazhdon t’i përgatisë ballokumet sipas mënyrës tradicionale duke respektuar recetën e vjetër të familjes me një tenxhere bakrri të pakallajisur.
Për recetën ajo thotë se nevojiten: 1 kg sheqer, 0.5 kg gjalpë, 7-8 kokrra vezë të freskëta dhe 1 kg miell misri i bluar imët.
Për përgatitjen e ballokumeve nevojitet një tenxhere bakri dhe një lugë e drunjtë.
Në fillim kam shtuar gjysmë kg gjalp të shkrirë (pa kripë) dhe më pas sheqerin. Masën do ta përziejmë duke e mbajtur lugën me të dyja duart për 20 deri në 30 minuta”- thotë ajo. Shtohet një lëvozhgë ujë finji ose qumësht dhe vezët një e nga një. Rrahja e masës duhet të bëhet shkumë. Më pas shtohet mielli i misrit dhe trazohet ngadalë derisa arrihet në një brumë që mund të përpunohet me dorë.
Pjekja është e rëndësishme pasi kërkon kohë dhe temperaturë të ulët. Niset me 120 gradë e duke u rritur ngadalë derisa të piqen plotësisht.
