Seedorf konvertohet në Islam: “Sophia më ndihmoi të kuptoj vlerat e familjes muslimane”

Clarence Seedorf u konvertua në Islam. Ka qenë vetë holandezi me një postim në profilin e tij në Instagram, që e ka bërë të ditur këtë. Sipas shtypit vendas, ai ishte në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ish-lojtari bëri konvertimin.

Ndryshe nga sa bëhet zakonisht, katër herë fituesi i Champions League nuk e ka ndryshuar emrin: “Do të vazhdoj të përdor atë që më kanë dhënë prindërit e mi, Clarence Seedorf! I dërgoj gjithë dashurinë time të gjithëve”,- ka shkruar ish-legjenda e Milanit dhe Real Madridit.

“Faleminderit të veçantë për të gjithë, për mesazhet e bukura që më keni dërguar për të festuar hyrjen time në familjen muslimane. Jam shumë i lumtur që bashkohem me të gjithë vëllezërit dhe motrat në botë. Veçanërisht jam i lumtur për Sophia, bukuroshen time që më mësoi kuptimin e Islami më në detaje”,- kanë shkruar ish-mesfushori në Instagram.

Sophia është zonja Seedorf, Sophia Makramati, e cila nga ana e saj komentoi në rrjetet sociale: “Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e këtij momenti të veçantë dhe të bukur të dashurisë sime, Clarence Seedorf i bashkohet familjes muslimane. Unë të dua.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Clarence Seedorf (@clarenceseedorf)