Rrëzohet punëtori nga skela, nis procedimi për drejtuesin teknik të firmës në Elbasan

Rrëzohet punëtori nga skela, nis procedimi për drejtuesin teknik të firmës në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për G. L., 63 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme, aksidentalisht, gjatë punës, është rrëzuar nga skela punonjësi i kësaj firme, shtetasi F. M., 35 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.