Një avion pasagjerësh i Azerbajxhanit, me 70 persona në bord, që nisej nga Baku me synim për në Grozny, Çeçeni, u rrëzua ditën e sotme në Kazakistan pranë qytetit Aktau.
Avioni që u rrëzua ishte një Embraer 190.
Nga personat që ishin në bordin e avionit mbijetuan, të paktën 6 sipas autoriteteve.
Sipas informacioneve fillestare, avioni u rrëzua në Kazakistan për shkak të një përplasjeje me një tufë zogjsh.
Në vendngjarje ndodhen 52 ekipe shpëtimi dhe 11 automjete të Ministrisë së Emergjencave të vendit. Lidhur me rrëzimin e avionit do të kryhet një hetim i posaçëm./La Repubblica
