Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku policia ka marrë informacion për një rrëmbim të një personi.
Ngjarja është raportuar pak më parë, dhe dyshohet se rrëmbimi është motivuar nga larje hesapesh.
Sipas informacionit paraprak, personi i rrëmbyer është identifikuar si shtetasi me inicialet françesk Mani, i cili është marrë me forcë nga disa individë të paidentifikuar deri tani.
Forcat e shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e autorëve.
Në këtë moment, janë identifikuar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tyre për të kapur ata dhe për të ndihmuar në hetimin e plotë të rastit.
Sarandë/Informacion paraprak
Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:
Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.
