Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
