Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, mes lotëve dhe kujtimeve, Erjola Doci ka rrëfyer linjën e saj të jetës.
“Në 28.05.1997 lindi një vajzë, e cila nuk e dinte që jeta e saj do të ishte me kaq shumë trazira. Në moshën 3-4-vjecare, m’u dogj i gjithë trupi. Shpresa për jetën kisha shumë pak, 97% unë mund të isha sot e vdekur. I vetmi gjak që mund të më shpëtonte ishte gjaku i babait, i cili përvecse një prind, është engjëlli im sot. Në moshën 14-vjecare jeta ime bëhet me dallgë dhe trazira, unë humbas njeriun, i cili më dhuroi një jetë të dytë dhe ishte forca ime më e madhe. Babai im ndërroi jetë. Edhe unë nuk e prisja që një vajzë kaq e vogël do të kthehej kaq shpejt në një grua. Akoma pa u formua fëmija tek unë, u formua një grua. Për mamin ishe shumë e vështirë të ishte nënë edhe e babë për një familje me 4 vajza. Jeta e saj ka qenë gjatë gjithë kohës me të zeza. Në një dekade, humbi vëllain, humbi motrën, nënën dhe humbi figurën kryesore të jetës së saj, bashkëshortin. Mund të them që jeta ime kaq qenë e dedikuar me babin, aq sa mërzitem që unë kam kaluar më pak kohë me nënën time”.
Erjola më tej ka rrëfyer gjithashtu se ka qenë viktime e dhunës nga ish-i dashuri i saj.
“Gjithashtu dua t’i kërkoj falje mamit për këtë që do dëgjojë. Amaneti i fundit që babai dha para se të ndërronte jetë, ka qenë që “gocën mos ma prekni me dorë”. Ndonjëheë jeta është aq e vështirë, aq e trazuar sa nuk e prisja që ky amanet mund të thyhej nga dikush tjetër. Kam qenë e lidhur. Ka qenë një dashuri e pamundur, reciproke po aq toksike, aq sa theu shumë gjëra tek unë. Theu një vajzë që kishte tentuar të ishte e rritur, që pas atyre që kaloi në jetë. Kam përjetuar dhunë psikologjike, verbale dhe fizike. Këo veprime vinin si pasojë e një xhelozie, si pasojë e punës sime në televizion. Dhe ajoq më vjen të plas me veten time është që kalova në ankth, në depresion, cdo gjë më dukej e shëmtuar dhe më duhet të dilja të buzëqeshja para kamerave sepse ka femra që duken bukur por brenda janë të lënduara. Kam dashur t’i bëj vetes keq por me dilte fytyra e familjes sime para, fytyra e babait, mamit”.
Erjola e mbylli rrëfimin e saj me një premtim:
“Dua t’i them familjes sime se unë këtë situatë e kam superuar, prandaj e kam mbyllur këtë fazë. Dua të kthehem edhe njëherë në Erjolë vajzë, ku është ende gjallë ai fëmija që ndihet i lumtur. Unë dua t’i them po ashtu edhe mamit. Ia kam kërkuar njëherë por nuk e di a i ka hequr të zezat.Prej 13 vitesh që kur iku babai, më vinte keq që në cdo dasëm, mami im ishte me të zeza. Unë nuk dua që asnjë t’i ruajë këto adete për një periudhë kaq të gjatë. Ta heqin zinë si në shpirt si në zemër dhe ta kthejnë vetëm në momente force. Dua t’i them mamit që je forca ime më e madhe, që vetëm ty të kam dhe që cfarë do që të dëgjosh nga kjo pjesë e historisë sime që ti nuk e dije, nuk do të ndodhë më kurrë më në jetën time dhe nuk do thyej kurrë më vajzën dhe gruan që ti ke lindur”,
