Rrahu gruan, pranga burrit në Elbasan

Rrahu gruan, shpallet në kërkim burri në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 31.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Denoncimi në polici ishte bërë nga bashkëshortja e tij.