Roma arrin marrëveshjen me skuadrën angleze, ylli i Arsenal niset drejt Italisë

Roma dhe Arsenali kanë arritur akordin mes tyre për transferimin e lojtarit anglez në kampionatin italian.

Siç raporton gazetari i njohur David Ornstein, Maitland Niles gjatë paradites së sotme është nisur drejt Italisë për të kryer edhe vizitat mjeksore.

Zyrtarizimi i lojtarit si afrimi më i ri i skuadrës së Romës pritet të bëhet ditën e sotme në ambientet e stadiumit të ekipit verdhekuq.