Rinis seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për parashtrimet përfundimtare. Bushka: I kërkojmë gjykatës të deklarojë shkarkimin e zotit Ilir Meta. Ky është proces që vendos një precedent që asnjë zyrtar i lartë të mos sillet me papërgjegjshmëri. Presidenti i Republikës e ka shkelur rëndë kushtetutën ndaj duhet të shkarkohet! Presidenti ka dal nga roli i tij kushtetues për të qënë përfaqësues i unitetit të popullit dhe është sjellë si opozita e mazhorancës duke marr rolin e një kryetari partie. Ka bërë thirrje që qytetarët të mos votojnë mazhorancën duke marrë rolin e një përfaqësuesi politik. Presidenti ka shkelur nenin 82 të kushtetutës duke tejkaluar kompetencat e tij. Ka shkelur parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë.Ka sulmuar gjyqtarët duke ndërhyrë në autonominë vendore duke ndërhyrë në kompetencat e KQZ dhe kemi dhe shkelje të kodit zgjedhor dhe policisë së shtetit.
