Ditën e sotme temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë dhe shiu do të rikthehet në vend.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 30°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3-4 ballë.