Reshjet e shiut, në Elbasan përmbyten 5 banesa! Prani të inerteve në disa akse rrugore në Belsh, përmbyten toka bujqësore në Gjegjan

Pesë banesa janë përmbytur në Elbasan, në zonën e uzinës 12 të ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan si pasojë e bllokimit të kanalit kullues.

Ndërkaq, në orët e para të mëngjesit është shtuar intensiteti i shiut në Belsh dhe si pasojë ka prani uji në disa shtëpi të tjera përveç 2 rasteve të raportuara më parë dhe rrezik për disa banesa të tjera. Në akset rrugore të bashkisë ka pasur inerte në rrugë të cilat u pastruan dhe aktualisht nuk ka më probleme.

Në bashkine Cërrik në Njësinë Administrative Shales rrezikojnë disa banesa si pasojë e bllokimit dhe ujit në sasi të madhe në një kanal kullues.

Në Njësinë Administrative Gjergjan dhe në vijim në fushën e Muriqanit ka përmbytje të tokave bujqësore si pasojë e bllokimit të kanalit KK3.