Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kukës, ku një punonjës i policisë është përplasur nga një mjet, teksa ishte në krye të detyrës.
Një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje, rezulton që të jetë punonjës në Bashkinë e Kukësit.
Ai është vënë në pranga, ndërkohë që në kërkim është shpallur drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari me inicialet J.C.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës, punonjës i bashkisë Kukës, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”, dhe shpallën në kërkim shtetasin J. C., 23 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “6-katëshi”, shtetasi J. C. ka përplasur me automjet, punonjësin e Policisë Rrugore në shërbim, shtetasin E. M., dhe është larguar, ndërsa shtetasi V. C. e ka kanosur me fjalë punonësit e Policisë.
Punonjësi i Policisë mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
 
        



