Punime pa leje prane liqenit te Banjes, bashkitë ia hedhin topin njëra-tjetrës po kush e ka me të vërtetë këtë territor në hartë

Një qytetar nisi një video ku mjete të një kompanie pa targa kishin filluar punimet në sheshpushimin e hidrocentralit të Banjës. Video se si po punohej pa asnjë tabelë punimesh u shpërnda në mediat lokale. Nga kontaktet e gazetarëve mësohet se territori sipas bashkisë Cërrik I përket bashkisë Elbasan dhe kjo e fundit ka dhënë leje për punimet. Por ndërkohë nga një hartë e reformës territoriale kuptohet qartë se kufiri I bashkisë Elbasan është shumë larg liqenit ndërkohë që punimet janë buzë liqenit. Ende nuk ka një reagim nëse këto punime janë bazë për një ndërtim pa leje apo ka një leje ndërtimi për këtë që po ndodh.
Gazetarët do ta ndjekin rastin për të kuptuar se cfarë po ndodh me këtë shesh që përdoret si pikë qëndrimi madje edhe si pikë turistike, demonstrim që ndodhi edhe gjatë festimeve të Ditës së Verës. Jemi në pritje të një reagimi nga bashkia Cërrik apo Elbasan lidhur me këtë fakt.