Puna të mban gjallë! Shpëtim Ferra, 58-vjeçari që mban familjen me karrocën e tij

Shpëtim Ferra është 58-vjeçari nga Elbasani, i cili punon prej 30-të vitesh si karrocier dore për t’i siguruar të ardhura familjes.

Në tridhjetë vite, duke sfiduar kushtet e vështira klimaterike, Shpëtimi punon pranë markatës së qytetit duke transportuar ushqime.
“Kam shumë kohë që punoj, 30-të e ca vite, përditë”, -thotë ai.
Në shi, dëborë e të nxehtë ai ka punuar çdo ditë duke i ardhur në ndihmë blerësve pranë markatës dhe shprehet se gjen kënaqësinë më të madhe e merr në fjalët e tyre falenderuese.

Më interesante akoma është lidhja që ka me muzikën. Ai është muzikant shumë i mirë dhe shprehet se muzika është dashuria e tij e parë.

Për të nuk ka qënë aspak e lehtë e megjithatë në formë mesazhi, ai thotë: “Puna të mban gjallë! Do të punoj për sa kohë do të kem mundësi e fuqi për të punuar”. Edja Feçanji