Publikohet foto e xhaxhait të bashkëshortit të Vjosa Osmanit i cili u v*ra nga polici në dasëm

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. Një person i moshuar është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie. Sipas mediave të Kosovës, viktima është identifikuar si Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës.

Të njëjtat burime raportojnë se ai është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Autori është identifikuar si Festim Ramadani, një zyrtar policie. Ai ka vepruar me armën e punës dhe më pas është vetëdorëzuar në stacionin e policisë. Në ato momente në sallë po mbahej një dasmë.

Viktima kishte shkuar në Ferizaj i ftuar në dasmën e nipit, por mbeti i vrarë. Prokuroria ka kërkuar si masë paraprake lënien 48 orë në burg të të arrestuarit derisa të sqarohen detajet e ngjarjes. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.